VIDEO/ Delegimi i kompetencave nga Rama te Cakaj, reagon Presidenti Meta

516
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta është pyetur lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të deleguar kompetencat e ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj. Meta është shprehur se presidenti Meta nuk ndërhyn në aktet e organizimit të brendshëm të pushtetit ekzekutiv.

Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë