Evi Kokalari: Turp i madh që njerëzit e Bashës vjedhin zyrat e FRPD-së

320
Sigal

Aktivistja e djathë Evi Kokalari, në deklaratë për mediat nga selia e PD-së deklaroi se është një turp i madh për Lulzim Bashën për veprimet që po bën.

Kokalari theksoi se është një turp që njerëzit e Bashës vjedhin zyrat e FRPD-së.

“Ish-kryetari Basha është pjesë e këtij urdhri për të vjedhur zyrat e FRPD-së. Basha ka dhënë urdhër ky është niveli i drejtimit të PD, ku është shteti, kemi 30 minuta që presim, komisariati numër 1 po bën një turp të madh, nuk vjen askush këtu për të verifikuar. Kur një ish-kryetar vjedh zyrat e forumit rinor ka mbaruar çdo gjë, ka marrë fund.

Njerëzit me armë është problemi më i madh, nuk janë gjëra të anashkalohen, duhet të vijë policia sepse jeta jonë mund të jetë në rrezik. Duhet të bëhet problem, Rama ta marrë seriozisht. Nuk na frikëson, policia të marrë masat, komisariati numër 1 të na cojë njerëz ta përfundojmë këtë procedurë”, deklaoi Kokalari.