Këlliçi: Të rinjtë e FRPD u kërcënuan me armë, edhe 6 ditë na ndajnë nga drejtimi i keq që i bëhet PD-së

150
Sigal

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara selisë së PD-së ka deklaruar se të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë kërcënuar me armë në brez.

Këlliçi theksoi se edhe gjashtë ditë na ndajnë nga drejtimi shkatërrimtar që Basha i ka bërë Partisë Demokratike.

Po ashtu, Këlliçi nënvizoi se do të bëjë denoncim në komisariat të policisë se ia kanë vjedhur sende personale, që i kishte në zyrën e tij në seli.

“Janë prekur sendet e mia personale në PD. Është prekur dokumentacioni personal. Nuk e dija se do vinte dita që duhet të ruaja edhe sendet personale, nuk e merrja me mend se e bën Basha këtë, t’i vijë turp. E ka çuar PD në pikën e fundit dhe ke çuar vetën në pikën e fundit. Të të vijë turp, do bëj kallëzim.

Të rinjtë janë kërcënuar me armë në brez. Nuk i ka shkuar njeri Bashës në zyrë, PD është pronë e demokratëve. Edhe 6 ditë na ndajnë nga drejtimi i tmerrshëm që i është bërë PD-së. I bëj thirrje të rinjve të FRPD që të ruajnë qetësinë, ne duam qetësinë, ne nuk trembemi, por duam atë që na takon, do vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Këlliçi.