Deputeti Basha qëndroi 4 orë i mbyllur, sa kohë ishte Berisha në PD

186
Sigal

Deputeti Lulzim Basha ka qëndruar 4 orë i mbyllur sot në zyrat që mban të uzurpuara në PD. Mësohet se gjatë gjithë kohës që Sali Berisha ka qenë në ambientet e Partisë Demokratike, Basha ka qëndruar i mbyllur në një sallë ku kishte improvizuar një mbledhje.

Ish-kryetari i PD nuk ka guxuar as të dalë në korridor. Vetëm kur është larguar Sali Berisha nga PD, Basha ka njoftuar mediat se do të dilte në konferencë për mediat. Është e pakuptueshme frika e deputetit Basha në një kohë kur Grupi për Rithemelimin e PD nuk bëri asgjë tjetër, veçse paqësisht zbatuan vendimin e unanim të rreth 5 mijë delegatëve të Kuvendit Kombëtar, duke u futur brenda në shtëpinë e demokratëve.

Për më tepër, deputeti Basha mobilizoi me urgjencë ata pak mbështetës të tij duke provokuar tensione dhe përplasje te Partia Demokratike.