Damian Gjiknuri/ Elbasanit i shtohet një zonë me shërbim të ri mjekësor- bashkëkohor falë bashkëpunimit të PS me fondacionet

128
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është ndalur në një takim në Njësinë Administrtive Polis, ku është ndërtuar së fundmi edhe Qendra e re Shëndetësore. “Kjo Njësi Administrative tashmë ka qendrën e re shëndetësore në të cilën do marrin shërbim mjekësor mbi 1000 banorë të fshatrave Gostimë e Polis” njofton në një publikim Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan Damian Gjiknuri. Ndër të tjera Gjiknuri është shprehur se ka zhvilluar takime me drejtuesit e njësisë Administrative dhe banorët e zones, të cilët do të mund të përfitojnë nga ky shërbim që tashmë vjen pranë tyre për t’u siguruar atyre atë që është më i shtrenjtë, shëndetin. “Falenderova Korabin si përfaqësues i Fondacionit “Mirësia” që bëri të mundur ndërtimin e kësaj qendre dhe Kastriotin për interesin e treguar dhe bashkëpunimin duke pasur gjithmonë prioritet shërbimin ndaj qytetarëve.” Ka deklaruar ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.