Erion Veliaj: Në zonën e Gardës së Republikës do ndërtohet Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare

132
Sigal

Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës në zonën e njohur si “Triangolo” në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se një pjesë e hapësirës së Gardës do i jepet Bashkisë për t’u bashkuar zonës së Parkut të Liqenit. “Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë. Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës,” u shpreh Veliaj.