“Po të kisha mundësi do t’ju kisha puthur duart”, Arlind Qorri falenderon votuesit që e renditën në vendin e tretë në Tiranë

120
Sigal

Arlind Qori ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve të 14 majit, ku ia doli që të renditej i treti në garën për Tiranën, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. Në fjalimin e tij pas fitores, Qori tha se këto vota i sheh si një shpresë për të vazhduar përpara, duke theksuar se në asnjë moment nuk do tradhtojë besimin që i kanë dhënë.

“Të kisha mundësi do u puthja duarve, jo se më kanë votuar mua, por sepse me votën e tyre, në një situatë ku gjysma e shqiptarëve mendojnë të largohen nga Shqipëria, kanë guxuar, na kanë besuar në çdo ditë të kësaj fushatë dhe dua të them që më parë hidhemi në zjarr se të tradhtojmë këtë akt të madh qytetari që në kushte kaq të vështira na kanë besuar”, tha Qori.

Qori mori 13835, e ndërsa “Lëvizja Bashkë” arriti që të marrë edhe 1 mandat në Këshillin Bashkiak. Ai mundi edhe Bejkon, i cili është renditur i katërti në këto zgjedhje me 12388 vota.