Floida Kërpaçi: Rama në Evropë mund të kërkojë azil se negociata nuk i jep njeri

294
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Gjermani ku ka kërkuar hapjen e negociatave. Në një reagim në Facebook, Kërpaçi shprehet se Edi Rama në BE mund të kërkojë vetëm azil, pasi negociatat qeverisë së tij nuk ja hap asnjë vend i Bashkimit Europian.
“Kryeministri vetëm sa ka harxhuar paratë e taksapaguesve për të paguar rrugën dhe kostot e qëndrimit bashkë me stafin e tij në Mynih: Të gjithë e dijmë qartë se BE nuk negocion me një vend pa gjykata, me SPAK të fjetur dhe qeveri që shkel marrëveshjet duke dhunuar Kushtetutën. NUK ka negociata me BE-në pa plotësuar kushtet e ngurtësuara në rezolutën e Parlamentit Europian. BE pret funksionalitetin e plotë të gjykatave, pret SPAK-un të dënojë korrupsionin e Ministrave dhe zyrtarëve bashkëpunëtorë të ER, zbatimin rigoroz të 5 qershorit për zgjedhjet, dhe lista e detyrave vazhdon. Deri në plotësimin e kushteve, ER nëpër Evropë mund ti shtohet listës së azilkërkuesve se për negociata vështirë ti japë kush”,- deklaron Floida Kërpaçi.