Atletika në zi! Shuhet në moshën 75-vjeçare ”Mjeshtri i Madh”, Vildan Tufi

389
Sigal

Shuhet në moshën 75-vjeçare, sportisti i njohur Vildan Tufi. Ish-atleti i njohur shqiptar, më pas edhe trajner atletike, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Si trajner ai është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare por kohët e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi lindi në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën ja përkushtoi atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.