Maliqi: Rilindja investon vetëm për krimin, Lleshaj frikë nga burgu

287
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se qeveria e Rilindjes investon vetëm për krimin dhe për këtë arsye ai nënvizon se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i frikësohet burgut. Të enjten e kaluar mes tij dhe ministrit në Kuvend pati një interpelancë në lidhje me situatën kriminale dhe Maliqi përmes një postimi në facebook e pyet ministrit ”Përse e thirre në zyrë Drejtorin e Illyrian Guard, fill pas seancës parlamentare dhe i dhe urdhër për anulim, apo u frikësove nga burgu? Zoti Lleshaj, cili do jetë hapi i radhës mafioz për të nxjerrë kompaninë ”ABS” fituese? Mos vallë duhet ti kërkoja këto përgjigje dje në Laç, kur shefi yt nuk të lejoi as të uleshe?”,- shkruan deputeti në facebook.

Shkrimi i plotë i deputetit Lefter Maliqit

Rilindja investon vetëm për krimin dhe ai tashmë sundon Shqipërinë; Ministri i Brendshëm i frikësohet burgut! Pse? Ju tregoj çfarë bëri Sandër Lleshaj një ditë pas Interpelancës me mua në Kuvend.

Të dashur miq! Ajo që po ndodh sot në këtë vend, është ulëritëse, ndaj dhe sot më shumë se kurrë, duhet të ngrihemi kundër kësaj fatkeqësie të madhe që e ka shkatërruar Shqipërinë tonë. Vetëm dy ditë nga Interpelanca ime në Kuvend, me Ministrin e Brendshëm, krimi bëri ‘Replikën’ e tij. Zoti Lleshaj, kur kërciti kallashi e kuptove që shifrat që të kanë dhënë ushtarët e tu, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin?

Zoti Lleshaj, pas aktrimit tënd për të mbuluar bilancet e mia në Kuvend, krimi goditi në mes të ditës, në mes të Himarës. Zoti Lleshaj, pas aktrimit tënd për të mbuluar bilancet që të përplasa nga foltorja, vrasjen mafioze në mes të Tiraëns, e parandaloi vetëm Zoti. Zoti Lleshaj, para e pas aktrimit tënd të turpshëm, për të mbuluar paaftësinë kolektive që keni ju si Rilindas, djem të rinj po zhduken përditë në Vlorë, (mjafton të dëgjosh gazetërin Hoxha për rrëmbimin dhe zhdukjen e 40-vjecarit).

Zoti Lleshaj, 1 ditë pasi të përmenda tenderin e paracaktuar për sistemet e kamerave tek autoriteti kontraktor,’ Illyrian Guard’, i cili do i jepej kompanisë ‘ABS’, nën urdhrat e baxhanakut të Edi Ramës dhe që në çdo institucion thonë se kanë lidhje me Kryeministrin, ju e anuluat tenderin, sepse kishit frikë edhe nga denoncimet që janë bërë në SPAK për këtë tender. Zoti Lleshaj, përse e thirre në zyrë Drejtorin e ‘Illyrian Guard’, fill pas seancës parlamentare dhe i dhe urdhër për anulim, apo u frikësove nga burgu? Zoti Lleshaj, cili do jetë hapi i radhës mafioz, për të nxjerrë kompaninë ‘ABS’ fituese ? Mos vallë duhet ti kërkoja këto përgjigje dje në Laç, kur shefi yt nuk të lejoi as të uleshe?

Kur ke rënë kaq poshtë, pse zvarritesh akoma në atë post Zoti Lleshaj, pse nuk largohesh para se të të largojnë me metodat tipike Rilindase, dhe ti i njeh shumë mirë. Ti, Zoti Lleshaj, (ma lejo mungesën e politesës, se edhe atë duhet ta meritosh), do përfundosh si Tahiri, por me një ndryshim të madh: Ai ishte socialist i vërtetë, ndërsa Ti je Rilindas, Ai ishte Ministër i suksesshëm, ndërsa Ti je i dështuar sa më s’ka. Rendi e Siguria në vend kanë shkuar për ‘lesh’, ndërsa Lleshaj vazhdon në drejtim të paditur (s’ka shumë faj po ta mendosh, kaq i shpërfillur, injoruar dhe keqtrajtuar sa është nga Kryemafiozi…) Zoti Lleshaj, hiq maskën dhe fërko sytë që të shohësh krimin që të ka shurdhuar edhe veshët nga krisma e plumbave përditë. E vetmja shpresë për Shqipërinë, 25 Prilli, me fitoren spektakolare të Opozitës të Bashkua