Vendimi për të boshatisur burgjet/ Nevoja për kursim aministon të dënuarit që nuk përmbushin kriteret. Sinjale për rritjen e krimit të rrugës

148
Sigal

Amnistitë në Burgje janë përdorur gjithnjë nga qeveria si një mundësi për të rritur “përlqyeshmërinë’ e qytetarëve ndaj politikanëve, ndaj dhe ato ndodhin kryesisht kur partia në pushtet ka nevojë për këtë ‘pëlqim’. Por në këtë rast qeveria thjesht e ka pranuar haptaz krizën se nuk mund të mbajë ‘kriminelët ordinerë’ me bukë, ndërsa nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk i sjellin asnjë të mirë shtetit. Kjo lëvizje ligjore vjen në një kohë kur numri i personave në burgje është rritur ndjeshëm dhe kapacitetet logjistike, përfshirë kostot financiare janë shtuar Vetëm pak ditë më parë do të ishte Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili do të jepte lajmin se për shkak të mungesës së kushteve do të mbylleshin 4 burgje. “Është IEVP në Sarandë, Tropojë, Vaqarr dhe Zaharia që tashmë është institucion i mbyllur, sepse po shkojmë drejt strukturave akomoduese si kjo strukturë që kemi këtu në Fier.” Por ndërsa mediat kanë publikuar për një amnisti të re për të cilën Ministria e Drejtësisë tashmë e ka përgatitur Projektligjin, i cili do të shqyrtohet edhe në Kuvend përmes Komisioneve Parlamentare. Tashmë lind pyetja se ndërsa ka qindra të dënuar, të cilët janë në qeli për ato vepra penale që mund të përmblidhen si ‘krime ordinere’ do të jenë sërish në rrugë? Kush në fakt do i ketë pasojat? Qytetarët janë ata që do të përballen me një rritje të këtyre krimeve, ndërsa kriza ekonomike është këmbëkryq në familjet shqiptare. Krimet ordinere denoncohen në çdo moment tashmë edhe në mediat sociale, ndërsa grupmoshat janë të rinj të cilët kërkojnë një para ‘të lehtë’ për të plotësuar ato kërkesat që kryeministri i ushqen duke thënë se ne jemi Europë. Por ne jemi ende larg një nga rastet më flagrante është edhe zhdukja e statujës së vendosur në brigjet e Durrësit të Tina Turner. Për këtë grup njërëzish këto krime janë mënyrë jetese dhe qeveria pretendon t’i rikthejë në rrugë, pa asnjë lloj ridukimi, pa asnjë lloj shprese, pa asnjë lloj ndihme. Kjo politikë po ndiqet edhe një herë tani që jemi në prag të zgjedhjeve për të treguar qeveria ‘zemërmirësinë’ e saj. Sipas ministrisë, nga kjo amnisti përfitojnë të dënuarit, deri në datën 31 tetor 2022. Mesa duket qeveria kërkon të surprizojë për festat e nëntorit dhe dhjetorit, mbi 5500 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare. Megjithëse një pjesë e mirë e tyre nuk përmbushin kriteret për të përfituar nga kjo aministi, që synohet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo pasi qeveria ka përcaktuar në dy nene të posaçme dhe kushtet e veçanta se kush nga të dënuarit, do mundë të përfitojë nga amnistia. Hera e fundit kur kuvendi miratoi një amnisti ka qenë fundviti 2019, periudhë kur ministria drejtohej nga Etilda Gjonaj. Në atë kohë përfituan rreth 800 persona, pjesa më e madhe të mitur, të cilët ishin arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje.