FOTO/ ‘Basha bastisjen e zyrës së FRPD’/ Belind Këlliçi bën denoncim te Komisariati Nr.1

276
Sigal

Pas deklaratave mediatike, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka mbërritur në Komisariatin Numër 1 të Tiranës, për të denoncuar se të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë kërcënuar me armë në brez.

Deputeti Këlliçi do të bëjë një denoncim drejtuar Lulzim Bashës, të cilin e akuzoi drejtpërsëdrejti për situatën dramatike në selinë e PD.

Janë prekur sendet e mia personale në PD. Është prekur dokumentacioni personal. Nuk e dija se do vinte dita që duhet të ruaja edhe sendet personale, nuk e merrja me mend se e bën Basha këtë, t’i vijë turp. E ka çuar PD në pikën e fundit dhe ke çuar vetën në pikën e fundit. Të të vijë turp, do bëj kallëzim.  

Të rinjtë janë kërcënuar me armë në brez. Nuk i ka shkuar njeri Bashës në zyrë, PD është pronë e demokratëve. Edhe 6 ditë na ndajnë nga drejtimi i tmerrshëm që i është bërë PD-së. I bëj thirrje të rinjve të FRPD që të ruajnë qetësinë, ne duam qetësinë, ne nuk trembemi, por duam atë që na takon, do vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Këlliçi para mediave.