Berisha: DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat, 237 mln dollarë janë zhdukur në xhepat e Ramës

88
Sigal

Sali Berisha ka qenë sot në Selenicë për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Leonard Rakipajn. Ai risjell në kujtesë diktaturën dhe tregon që edhe ajo kishte ligje të cilat e ndalonin të cilat e ndalonin torturën, po ekzistonin njerëz që përdornin të gjitha mjetet e dhunës ndaj kundërshtarëve politik. Njësoj dhe sot shton Berisha, njerëzit e referuar të Ramës janë vrasësit dhe bandat, pasi vetëm kështu ai mund ta mbajë pushtetin.  

Në fjalimin e tij përmendet dhe raporti i DASH, ku denoncoi dje vjedhjen e bërë me incineratorët, nga të cilët janë zhdukur 237 milion dollarë. Për këto vjedhje të bëra me punët publike akuzat e Berishës i drejtohen Ramës dhe Engjëll Agaçit.

Berisha: Çfarë ju duhet krimi këtyre? Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Diktatura kishte ligje. Ligjet e ndalonin torturën. Kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në burg. Në diktaturë ekzistonin hetues xhelat. Ekzistonin njerëz mizor, që përdornin gjithë mjetet e dhunës. Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligjet, por ata ishin më të preferuarit e saj. Ata ushtronin ndaj kundërshtarëve politik, atë që nuk parashikonte ligji. Sot, bandat, banditët dhe vrasësit janë njerëzit më të preferuar të ministrave dhe Edi Ramës. Përmes tyre përfitojnë fitimet që nuk nxjerrin dot me ligjet.
Ndaj është dhe lidhja e tyre me krimin dhe drogën. Monizmin e tij, Rama e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur për vjedhjet e qindra milionë eurove të djegësave, në Portin e Durrësit, tenderat sekrete. Dje DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur. Janë zhdukur në xhepat e Ramës dhe Engjëll Agaçit. Vjedhjet më të mëdha, këta i bëjnë me punët publike.