Pasojat e tërmetit/ Ministria e Arsimit: Ja kur nis procesi mësimor në Durrës dhe Tiranë

859
Sigal

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagon pas publikimit të disa lajmeve sipas të cilave, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, procesi mësimor në Tiranë e Durrës do të pezullohej deri më 9 dhjetor.

Por përmes një postimi në Facebook, ministrja shkruan se njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini në reagimin e saj.

Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë…

Gepostet von Besa Shahini am Freitag, 29. November 2019