Hollanda ka zyrtarizuar qëndrimin e saj për bllokimin e cceljes së negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që i hap “dritën jeshile” Maqedonisë së Veriut. Sikur të mos mjaftonin 15 kushtet e vendosura 1 vit më parë, kalimi i njëanshëm i Reformës Zgjedhore i vuri kapak izolimit të shqiptarve të cilëve pas janarit 2021 mund tu vendosen edhe vizat për lëvizjen në vendet e BE-së.
Hollanda e ka zyrtarizuar qëndrimin e saj për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ajo ka vendosur për mosmbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare të parashikuar për në muajin dhjetor duke e cilësuar atë të parakohshme. Qeveria hollandeze ka dhënë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut ndërsa përsërit listën e kushteve që Shqipëria nuk i ka përmbushur duke përfshirë reformën zgjedhore. Sipas dokumenteve zyrtare që mbajnë firmën e ministrit të Jashtëm të Hollandës, Blok, thuhet se Amsterdami do e japë votën e saj vetëm pas përmbushjes bindshëm të kushteve të vendosura nga KE-ja. Në materialin shoqërues thuhet se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet, sidomos në fushën e reformës zgjedhore dhe zbatimin e saj. Sipas Holandës, në Shqipëri nuk ekziston ende kuorumi i nevojshëm për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Problematike mbetet gjendja edhe në Gjykatën e Lartë, vlerëson Amsterdami zyrtar. Numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet ende i kufizuar sipas Hollandës, e po kështu, edhe ai i zyrtarëve të nivelit të mesëm e të ulët. Po kështu në vendimin e qeverisë holandeze përmendet ligji i medias, që duhet përafruar me standartet europiane. Qeveria hollandeze kërkon: Dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht në fushën e reformave zgjedhore dhe zbatimin e tyre. Në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një problem serioz që Komisioni paraqet. Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të treguar se di ta hetojë dhe më pas ta dënojë korrupsionin në të gjithë nivelet.