Etion Joka kandidat i LSI në Njësinë 1: As mashtrimi dhe presioni nuk ta shmangin dot humbjen

399
Kandidati i LSI në Njësinë 1 Tiranë Etion Joka ka postuar një video ku shihet gjendja e rrugës në lagjen Ali Demi. Joka akuzon Kryetarin  e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se investimet e tij  nuk përmbushin asnjë standard.
Postimi i plotë:
Që në nivelin e mashtrimit nëpërmjet marketingut je i pakrahasueshëm këtë nuk ta mohon askush. Të pretendosh që njerëzit të jetojnë më mirë pasi ti je i pari në strategjitë e manipulimit këtë ta mohojnë faktet!
Sesi jeton sot një banorë i njësisë 1, e ke të pasqyruar ne çdo m2 të kësaj njesie.
Sesi në mes të Tiranës infrastruktura është totalisht mesjetare për këtë ke dëshmitarë gjithë Njesine 1.
Sesi ‘investimet ‘ e tua nuk përmbushin asnjë standart, këtë ke dëshmitarë pensionistët e njesisë 1, nënat me fëmijë të vegjël , shoferēt.
Tani vazhdo ushtro presion ndaj njerëzve që nuk të durojnë dot, por mos harro se në kutinë e votimit as lekët, as presioni sdo të bejnë punë, për këtë ke deshmitarë shumë të tjerë që e kane provuar para teje!
56 ditë larg për tê rikthyer Shqipërinë në shtëpinê tonë !
(Kjo video e shkurtër është realizuar në zonën e Ali Demit në pak minuta, investime të lëna pergjysëm, investime të degraduara në kohë rekord, rrugë pa rrugë etj)
#shqiperiashtepiajuaj
Sigal