Vaksinat anti-Covid, ja reaksionet që shkaktojnë/ Çfarë thotë studimi francez

197
Sigal

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një studim lidhur me efektet anësore të vaksinave anti-Covid, ndërsa i referohet të dhënave zyrtare nga farmakovigjilenca në Francë.

Referuar studimit, Alimehmeti shkruan se lidhur me vaksinën Astrazeneca janë evidentuar 4 raste të rënda, nga 971 reaksine të padëshirueshme.

Ndërkohë që vaksina Pfizer Biontech ka shkaktuar 5331 reaksine të padëshirueshme, nga të cilat disa qindra janë shkaktuar me pasoja të rënda.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.
🇨🇵 Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:
💉 AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):
👉 971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .
👉 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.
👉 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.
Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:
👉 1 aksident cerebrovaskular,
👉 2 raste me humbje të shijes,
👉 1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.
💉 Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):
👉 5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,
👉 169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.
👉 75 raste të rënda hipertensioni arterial,
👉 56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,
👉 10 raste të rënda paralize faciale.
💉 Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):
👉 148 raste me reaksione të padëshirueshme,
👉 9% e tyre ishin reaksione të rënda,
Ndër 4 raste të rënda ndodhën:
👉 1 rast me konvulsione,
👉 1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,
👉 1 rast insulti cerebral, dhe
👉 1 vdekje (nën hetim).
✅ ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.
🇨🇵 Në linkun më poshtë mund të gjeni faqen zyrtare të farmakovigjilencës së ANSM, por që nuk është përditësuar ende me të dhënat e javës së fundit.
👉 Të gjithë raportet (9) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ANSM.
https://ansm.sante.fr/…/Point-de-situation-sur-la…