Erisa Xhixho: Më 25 qershor me qetësi dhe dashuri të ndëshkojmë oligarkinë

526
Fjala e plotë e kandidates për deputete e LSI në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho

Përshëndetje rinia, përshën detje Shqipëria! Të dashur miq, nuk mund të vija sot në këtë shesh pa mikun tonë, Orgest Grëmbin, i cili është maturant që voton për herë të parë dhe votën e tij do ta hedhë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të dashur miq, dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, në Zharrëz të Fierit, ku Orgesti banon dhe po përgatitej për provimin e sotëm të maturës, së bashku me babanë e tij Kujtimin, disa nga banditët e Rilindjes së Fierit e pyetën se për kë voton më 25 qershor, ai tha me krenari, unë votoj LSI. Sepse Orgesti beson te liria, beson te demokracia, që duhet thënë, të kesh një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian. Por në pabesi e goditën pas shpine Orgestin dhe të atin. Miq, nga ky shesh, nga sheshi i mitingut të fitores, unë dua t’i jap fjalën Orgestit dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që unë Erisa Xhixho dhe LSI, nuk do lejojmë asnjë person të ndalë ëndrrat, shpresat e të gjithë shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri. LSI, forca që mban fjalën Si kandidate e Qarkut të Fierit, unë nga ky shesh kërkoj një shans për të përfaqësuar politikën e kujdesit ndaj njerëzve, politikën që mban fjalën, politikën e mirënjohjes dhe jo mashtrimit, jo dhunës, sepse ne e refuzojmë politikën e dhunës, politikën e arrogancës, politikën e oligarkisë, sepse rinia shqiptare, ka folur dhe ka luftuar gjithmonë për Shqipërinë evropiane, të qetësisë dhe dashurisë. Të dashur miq, të rinj dhe të reja të gjithë Shqipërisë, unë iu ftoj që më 25 qershor, të më jepni një shans që unë të përfaqësoj një politikë ndryshe në parlament. Fieri voton LSI-në Në mënyrë që, Fieri, Lushnja, Mallakastra, Roskoveci, Patosi, Divjaka t’i kthejmë në qendra të zhvillimit ekonomik. Më jepni një shans që të punoj çdo ditë për fëmijët tuaj, për një arsim cilësor, për uljen e taksave ndaj biznesit. Më jepni një shans që të punoj çdo ditë për hapjen e vendeve të reja të punës, për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në Qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia e ka vendosur, voto numrin 1, sepse do drejtojmë ne Shqipërinë. Më 25 qershor me qetësi dhe dashuri të ndëshkojmë oligarkinë.
Sigal