Floida Kërpaçi: Votoni LSI-në për t’i dhënë një shans vetes e familjeve

539
Fjala e plotë e kandidates për deputete e LSI-së për qarkun e Tiranës

Koha e rinisë shqiptare është tani. Partia e rinisë është Lëvizja So cialiste për Integrim dhe vota për të është një votë për një forcë të paparë, që do të sjellë një shans për të gjithë rininë shqiptare. Unë me shumë krenari dua sot të falënderoj Kejdin, e cila për 4 vite ka luftuar për kauzat e të rinjve në parlament me të gjithë fuqitë e saj dhe ka krijuar sot një model, që rriti besimin e gjithë anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rinia i dha shansin Lëvizjes Rinore për Integrim të 2015-s për të pasur 80 anëtarë në këshillat bashkiak të të gjithë Shqipërisë. Ne po na rritet sot besimi që bashkë me Kejdin e Silvën në parlamentin e ardhshëm të gjithë kandidatët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të luftojë për kauzat e të rinjve, për problemet e të rinjve. Është koha për t’i dhënë fund indiferentizmit. Koha e të rinjve Është koha që ne të rinjtë të flasim vet, të bëhemi bashkë një zë, një shpirt, një fuqi të votojmë numrin 1 Lëvizjen Socialiste për Integrim. Unë dua në këto momente që në këtë takim historik, t’i dërgoj një mesazh të rinjve dhe të rejave dhe mbi të gjitha prindërve dhe gjyshërve. Ju kërkoj nga zemra të mendoni për fëmijët tuaj, për nipërit dhe mbesat tuaja kur ju votoni sepse ky vend për partinë nuk ka asnjë vlerë nëse ajo parti nuk mbështet rininë. Është vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim për të cilën rinia është e para. Shqipëria është e para prandaj ne të gjithë njëzëri të votojmë më datë 25 qershor Lëvizjen Socialiste për Integrim, numrin 1. Për rininë, por ajo është tani. Partia e rinisë është Lëvizja Socialiste për Integrim. Të marshojmë nga sheshi ‘Nënë Tereza’ në çdo qytet, në çdo fshat, shtëpi e në çdo familje, në zemrat e çdo shqiptari që të mendojnë e të votojnë për rininë më datë 25 qershor. Sepse një komb për partinë që nuk mendon për rininë, por për oligarkinë, nuk është një komb për Shqipërinë. LSI shans për të gjithë LSI-a do krijojë një shans për rininë, sepse një shans për ta është një shans për të gjithë Shqipërinë. Ndaj çohuni të shkëpusim së bashku të gjitha dëshirat e oligarkisë, të pushtetit, të drogës, të mafias e t’i japim një shans vetes tonë, familjeve tona. Ta bëjmë vendin tonë më të mirë. Votoni për veten, votoni për vendin tonë. Votoni më 25 qershor numrin 1, për Lëvizjen Socialiste për Integrim për një shans për të gjithë.
Sigal