Erion Braçe: Jam kundër kandidaturës së Denar Bibës për kryetar. 3 arsyet pse ai nuk e meriton këtë detyrë

72
Sigal

Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër propozimit të Denar Bibajn, propozim i mazhorancës për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës.

Gjatë fjalës në Komisionin e Ekonomisë, Braçe ka shpërthyer kundër Bibajt duke renditur 3 arsyet përse ai nuk e meriton këtë detyrë.

Braçe gjithashtu iu përgjigj deputetëve të opozitës duke i theksuar se Denar Biba nuk ka qenë kurrë pjesë e Partisë Socialiste.

“Do të ishte normale që zotëria (Denar Bibaj) të ishte këtu të merrej në pyetje që ne të mos kemi dilema. Dëgjoj që ai lakon emrin tim në gjithë Tiranën. Do të ishte normale që t’i konsumonin sy më sy gjërat, Denar Biba s’ka qen kurrë funksionar i PS , mos i japim merita që nuk i ka, as anëtar, as deputet i PS, as kryetar komisionesh. Detyra e KQZ nuk është detyrë politike por kushtetuese dhe ligjore. Ky zotëria nuk është një njeri politik, as i PS mos ti japim merita që nuk i ka. Ai ka qenë në detyrë shtetërore përtej KQZ, dhe unë kam rezervat e mia për komisionin e prokurimit publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi, për këtë unë kam rezerva dhe doja t’ia thoja në sy zotërisë.

E dyta, për mua kandidatura e zotërisë ka 3 probleme në gjykimin tim: Është pedagog i mirë i të drejtës kushtetuese, me aq sa i kam lexuar në jetëshkrimin e tij, ai ka lidhje e njeh mirë fushën e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese, por në këtë detyrë që po merr përgjegjësi nuk ka lidhje. Kam lexuar me shumë vëmendje botimet e tij dhe më vjen të them në këtë fushë që po i japin përgjegjësi nuk ka  lidhje, kam rezerva me integritetin e tij kam shumë rezerva kur të jem përballë do ia them në sy. Unë kam një qëndrim të njëjtë, janë të djathtë, të majtë apo të pavarur nuk dua t’ia di kush e propozon. Së treti, puna e bërë deri tani në autoritetin e konkurrencën është thelbësisht negative, unë i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion në lidhje me qëndrimet e tij, për mua vlerësimi është negativ.

Nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni që është për të mbrojtur interesin publik. Kur shtypet një kompani në treg nga fuqia klienteliste, duhet të shqyrtohet për interesin publik. Interes publik është liria e tregut dhe funksionimi ndaj tij”, tha Braçe.