Antonio Gjonaj aktori i Netflix dhe ‘20th Century Studios’ e Marv Studios

584
Sigal

Antonio Gjonaj aktori i Netflix dhe ‘20th Century Studios’ e Marv Studios, pjesëmarrës në Kingsman në një bashkëpunim ‘eksploziv’ me regjizorin shqiptar Marius Dervishi

Gjatë këtyre viteve ka patur nderin dhe kënaqësinë të punoj me shumë kolegë e aktorë të arenës ndërkombëtare si Ralph Fiennes, Rahul Bova,  Matilde Deangelis dhe shumë e shumë të tjerë në projekte të ndryshme të regjizorëve italianë dhe internacionalë.

Jam mirënjohës të gjithë personave, që më kanë mbështetur dhe kanë besuar te unë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Besoj shumë te marrëdhëniet me njerëzit dhe jam përpjekur gjithmonë të jem sa më pozitiv.

Kjo është dhe një nga arsyet, e cila solli bashkëpunimin me Mariusin. Ndodhesha në Shqipëri për motive të mia personale, rastësisht në Tiranë takova mikun dhe kolegun tim Xhelal Fero me të cilin pata nje takim miqësor dhe me këtë rast dua ta përshëndes. Në atë takim ndodhej dhe regjizori Marius Dervishi me të cilin kemi punuar dhe në projekte të tjera sëbashku me mikun  tim Ardit Zela. Gjithashtu kam qenë i ftuar në premierën e filmit të tij ‘Seder’ . Kështu lindi ideja për të bashkëpunuar dhe tek projekti të cilin Mariusi e kishte vazhduar dhe po punonte me shumë përkushtim. SEDER 2 . Falenderoj Mariusin për besimin dhe mundësinë që më ka dhënë në zgjedhjen e personazhit , shpresoj që prezenca ime të jetë një kontribut pozitiv në projekt. Sepse personalisht jam i bindur që nga një projekt në tjetrën ne rritemi si nga ana personale gjithashtu prefesionale. Dhe gjithmonë ka mundësi për të përmirësuar dhe për të bërë akoma me mirë.

Për shkak të kohës të limituar të qëndrimin tim në Shqipëri zgjodha një personazh, i cili kërkonte shumë punë, por fatmirësisht pak skena xhirimi.

Duke qenë që filmi është akoma në xhirime nuk mund t’ju zbuloj më tepër për projektin dhe as për personazhin. Po ju garantoj që do ngeleni të mahnitur nga suprizat që do ju sjell ky film. Ju mirëpresim në të gjitha kinematë. Dhe ju premtoj që do vazhdoj të bëj maksimumin për të çuar emrin e Shqipërisë sa më lart në skenën e kinematografisë botërore .