Grabitja dështoi, ‘skifteri’ shqiptar ndërron jetë tre ditë pasi ra nga çatia e magazinës

250
Sigal

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë tre ditë pasi ra nga një lartësi prej gjashtë metrash teksa po futej për të vjedhur në një magazinë me materiale lëkure.

Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital në Careggi  pas plagëve të rënda që pësoi në kokë si pasojë e rënies nga lartësia.

Viktima e moshës 35-vjeç u rrëzua bashkë me bashkëpunëtorin e tij por ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ata ranë nga çatia e magazinës industriale në San Donnino nga ku shikonin terrenin dhe më pas u jepnin sinjalin bashkëpunëtorëve të tyre që prisnin për të vepruar,

Ata i dërguan në spital me makinë dhe u larguan me shpejtësi dhe tani policia po punon për kapjen e tyre.