Eriol Braimllari : Oferta ekonomike e Rilindjes kaloi nga “ne do të vjedhin më bukur”, në “ne thjesht do të vjedhim”.

291
Sigal
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Eriol Braimllari ka ironizuar punët që ka kryer qeveria për të rritur ekonominë e vendit dhe për të parandaluar largimin e të rinjve drejt emigrimit.

“Njeriu i ekonomisë së qeverisë sapo pranoi dështimin. Ata duan që shqiptarët të largohen sepse janë të paaftë për t’i mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë.”, – shprehet Braimllari në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Njeriu i ekonomisë së qeverisë sapo pranoi dështimin. Ata duan që shqiptarët të largohen sepse janë të paaftë për t’i mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë. Mirë që nuk sigurojnë dot punësim në Shqipëri, por edhe ata që janë larguar në emigrim do duhet të marrin kredi nëpër banka për të mbushur xhepin e Ramës. Oferta ekonomike e Rilindjes kaloi nga ‘ne do të vjedhin më bukur’, në ‘ne thjesht do të vjedhim’.