Merrni çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë territorin

224
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit.

Më pas kemi ndërprerje të reshjeve, për tu aktivizuar gjatë natës me intensitet mesatar dhe të lartë në Veri dhe pjesërisht në qendër shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug me shpejtësi 1-10 m/s, dhe me rrahje deri në 15-20 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore në pasdite.

Valëzim i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 2/11 re shi

Kukës -0/8 re shi/bore

Lezhë 3/12 re shi

Dibër -2/6 re shi/bore

Durrës 7/14 re shi

Tiranë 5/14 re shi

Elbasan 3/11 re shi

Berat -0/14 re shi

Vlorë 8/15 re shi

Korçë -1/-5 re shi/bore

Gjirokastër 4/13 re shi

Sarandë 8/17 re shi.