Ergys Alushi: Takimet misterioze të Ilir Metës në Vlorë?!

219
Sigal

Ky ishte titulli i “lajmit bombë”i i gazetës “Tema”

E lexova me kërshërinë e titullit, por edhe për faktin se vila në foto mu duk e njohur.

Sot, e konfirmova plotësisht kujtesën time dhe se e kujt është vila “misterioze”!

Është shtëpia e Kampionit dhe Rekordmenit të peshëngritjes shqiptare Myslym Myslymi.

Ç’takime misterioze mund të zhvillojë Presidenti i Republikës me një ish sportist kampion?!
Aq më tepër që Myslymi nuk është marrë me politikë, por me hekura e prodhime brumi.

Ai kishte shkuar në shtëpinë e Myslymit (Lulos), për ta uruar për titullin”Mjeshtër i Madh” dhe si një ish shokë i vjetër i tij në sportin e peshëngritjes.

Kaq është e gjitha, asgjë misterioze, konspirative.

Dhe Myslymi nuk mund ta nxirrte jashtë nga shtëpia mikun e kohës së rinisë, të sportit dhe as t’ i përcaktonte protokollin e Presidentit të Republikës.

Nuk duhen përzier marrëdhëniet shoqërore të njerëzve, të sotme e të djeshme, me postet apo detyrat që mban gjithsecili.