Jo vetëm që nuk kanë vaksina, por vendet e varfra po paguajnë më shumë se të pasurit

143
Sigal

Bangladeshi, Afrika e Jugut dhe Uganda, edhe pse shtete të varfra, duket se janë të vendosur të paguajnë më shumë për vaksinën sesa BE.

Vendet në zhvillim e kanë gjetur veten në rrezik të dyfishtë, ndërsa përpiqen të sigurojnë vaksinat e koronavirusit: Jo vetëm që e kanë të vështirë t’i sigurojnë ato për popujt e tyre pasi vendet e pasura kanë marrë gjithçka, por disa po paguajnë më shumë gjithashtu, shkruan SHQIP.

Një analizë e re nga “ONE Campaign” tregon se shtetet më të pasura janë në rrugën e duhur për të përfunduar me mbi një miliard doza më shumë sesa kanë nevojë.

Shifra të tillë e kanë shtyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus të paralajmërojë se vendet e vogla mund të “humbin vaksinat sepse ata kanë më pak fuqi negociuese sesa vendet e mëdha”.

Por çfarë po ndodh në terren

Bangladeshi, sipas Reuters, thuhet se po paguan një mesatare prej 4 dollarë për dozë përmes Institutit Serum të Indisë – i cili po prodhon qindra miliona doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca – në vend të 3.50 dollarë që paguajnë 27 vendet e Bashkimit Evropian për doza të prodhuara direkt nga kompania.

BBC ka cituar drejtorin e përgjithshëm të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa kosto totale shkon edhe më e lartë, në 5 dollarë, kur merret parasysh 1 dollarë shtesë që do paguhet për shpërndarësin e vaksinës në Bangladesh, shkruan SHQIP.

Ndërkohë, Afrika e Jugut pagoi 5.25 dollarë për dozë nga Instituti i Serumit.

Shtetet e Bashkuara po paguajnë më pak se Afrika e Jugut, rreth 4 dollarë, direkt tek AstraZeneca. Brazili po paguan 3.16 $ për dozë përmes një prodhuesi tjetër, Fiocruz.

“Çmimi i vaksinës do të ndryshojë për shkak të një numri faktorësh, përfshirë koston e prodhimit – që ndryshon në varësi të rajonit gjeografik – dhe sasive të kërkuara nga vendet,” tha një zëdhënës i AstraZeneca.

Ata që blejnë sasi më të mëdha zakonisht duhet të marrin një zbritje në çmim, një kompromis i parë në marrëveshjen e BE-së, i cili rregullon çmimin 3.50 dollarë për 300 milionë dozat fillestare. Por kjo nuk shpjegon faksin se pse SH.B.A. po paguan më shumë për 300 milionë dozat e veta.