Covid-19, Basha thirrje qeverisë: Mbyll menjëherë, fasonët, call center dhe fabrikat, paguaj edhe pagat….

385
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që për shkak të situatës së koronavirusit në Shqipëri, të bëhet mbyllja e menjëhershme për katër javë të fasonëve, call centers dhe fabrikave me shumë punonjës në ambiente të mbyllura.

‘Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme mbylljen e menjëhershme për të paktën 4 javë të fasonëve, call centers dhe fabrikave me shumë punonjës në ambjente të nbyllura.

  • Mbi 70 mijë punonjës fasonë janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit. Qeveria duhet të sigurojë pagesën për punëtorët për të mos çuar në kolaps sistemin dhe për të mos falimentuar bizneset.
  • Qeveria të përballojë pagën minimale për bizneset në pamundësi pagese. Për bizneset që paguajnë vetë kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .
  • Kosto maksimale, 15 milion euro në muaj.Kosto e mosveprimit, e pallogaritshne për shëndetin. Të gjitha burimet shtetërore të orientohen në 3 prioritete, shëndetësia, qytetarët dhe biznesi.

 Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme marrjen e menjehershme të masave për mbylljen e call centers, fasonëve dhe fabrikave të tjera, që kanë një numër të madh punonjësish në sipërfaqe të vogla dhe të mbylura.

Në sektorin fason punojnë sipas shoqatës së fasonëve 70 mijë persona. 90% e tyre janë vajza dhe gra, shpesh dhe kryefamiljare dhe shumica e tyre paguhen me pagë minimale.

Ambjentet e tyre të punës kanë, si rregull, mbi 100 punonjës. Prandaj ato janë potencialisht burim i përhapjes së shpejtë të virusit, duke e shpërndarë atë dhe në familjet e të punësuarve dhe, veçanërisht, tek të moshuarit apo fëmijët.

T’u thuash qytetarëve se do të dalë të bëjë pazaret vetëm një anëtar i familjes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambjente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë, është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri tani nga qytetarët.

Nuk duhet lejuar asnjë ditë vonesë. Nuk duhet pranuar ta çojmë në kolaps sistemin tonë shëndetësor. Prandaj duhen marrë masa me efekt të menjëhershëm.

Thirrja ime e përsëritur është të gjenden rrugët dhe mënyrat e përshtatshme për qeverinë dhe sipërmarrjen për t’i çaktivizuar këto bomba me sahat për të paktën 4 javët në vazhdim.

  1. Për të gjitha bizneset që janë të detyruar t’i lënë punonjësit në shtëpi dhe që janë në pamundësi pagese, Qeveria duhet të përballojë pagën minimale.
  2. Për të gjitha ato biznese që i lënë punonjësit në shtëpi dhe u paguajnë pagën, kjo kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .