Agim Jazaj: Koronavirusi…

457
Sigal

Koronavirusi,

Troket derë më derë,

Kudo nëpër botë

Nuk di të bëjë “nder”!

 

Koronavirusi,

I ka të barabarte,

Ministër, president

Deputet dhe argat!

 

Koronavirusi,

“Zbut” dhe egërsira,

Që s’kishin të ngopur,

Nga buzët e nxira!

 

Koronavirusi,

Se njeh korrupsionin,

Përpara “litarit,

Var” dhe Napoleonin!

 

Koronavirusi,

E ka mbrehur shpatën,

Për gjithë zullmqarët,

Pas e kanë mandatën!

 

Koronavirus,

Është dhe IDIOTSIA,

E ka kullandrisur,

Këtu thonë: Qeveria!…

 

“Koronavirusi”,

Këtu ka 30 vjet,

Kush nuk e dallon,

Është; Korona Vet!

 

“Koronavirusi”,

Tek ne është thelluar,

Të verbërit nga trut,

S’kanë për ta dalluar!

 

Koronavirusin,

Bashkë do ta mposhtim,

Solidar, të dhimbsur,

Të shporrim-kodoshin!…