Endrit Braimllari: Maksim Kona do t’i japi shansin çdo banori të Kavajës, duke sjellë një plan të qartë zhvillimi për punësim

599
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet për qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari dhe Kandidati për kryetar në Bashkinë Kavajë, z. Maksim Kona zhvilluan një takim në Kavajë.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Braimllari u shpreh se Kavaja ka nevojë për një plan zhvillimi që sjell punësim.Gjithashtu ai theksoi se me përfaqësimin e Maksim Konës, do të ketë një plan të qartë zhvillimi me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.

Fjala e plotë :
Të sigurt drejt fitores pasi LSI është forca e njerëzve të thjeshtë, serioz dhe të përgjegjshëm. Kavaja ka nevojë për një plan zhvillimi që sjell punësim. Maks Kona do t’i japi shansin çdo banori të Kavajës, duke sjellë një plan të qartë zhvillimi me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.
Sigal