Veliaj sulmon PD: Rrugaçët e lodrave. E pafalshme nëse vijnë në pushtet

500
Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj bëri thirrje qytetarëve të Tiranës për të votuar Partinë Socialiste si vijimsi e punës që bashkia ka ndërmarrë në këto dy vite në kryqytet.

Në aktivitetin “Tirana 2 vjet zgjuar” në njësinë nr 3 të Tiranë, Veliaj tha se do të na dënonte historia nëse na vjen një grup rrugaçësh që prishte lodrat e kalamajve dhe na rreh mendja se këta kanë ndryshuar.

“Hajde të mobilizohemi të gjithë bashkë. Jemi në drejtimin e duhur. Kemi qenë 2 vjet zgjuar dhe në punë.

Do të ishte e pafalshme dhe do të na dënonte historia nëse ne na vjen një grup rrugaçësh që prishte lodrat e kalamajve, dhe ne kthehemi prapë dhe na rreh mendja se këta kanë ndryshuar. Janë të njëjtët. Kanë ndryshu vetëm targën. Kanë vënë targën Republika e re dhe është Saliu me Mediun. Janë këta rrugaçët që prishën lodrat dhe të gjithë humbësit që kanë humbur në të gjithë territorin e Shqipërisë për ti vënë për qokë në Tiranë.

Faleminderit shumë, ne kohë për qoka nuk kemi, e kemi mendjen tek puna.
Me energji pozitive dhe me mendjen tek puna, jo dhuna.Tek Republika e punës jo ke Saliu me Mediun.
Sigal