Endrit Braimllari: Edi Rama dhe Erion Veliaj pjesë e një bande hajdutësh, kërkojnë të vënë në zbatim një projekt korruptiv

440
Sigal

Fjala e deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re

Erion Veliajn  dhe Edi Ramën, dy super hajdutë që kërkojnë të rrjepin çdo banorë të Tiranës dhe të shkatërrojnë çdo pronë të Tiranës për të ndërtuar kullat e tyre klienteliste.  Erion Veliaj dhe Edi Rama janë pjesë e një bande hajdutësh, e një bande e cila kërkon të rrjepë çdo qytetarë. Edi Rama ka ndërtuar në Unazën e Re projektin më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Tirana. Ju i keni çjerrë maskën dhe keni nxjerrë fytyrën e vërtetë të hajdutit. Është një hajdut. Nuk ka moral Edi Rama të flasë me për banorët e Unazës së Re. nuk ka moral të japë mesazhe për banorët e Unazës së Re sepse sot Edi Rama do duhet të ishte në burg. Nëse ne do të kishim një sistem drejtësie të pavarur. Nuk duhet të jetë “Rama ik” por “Rama duhet të shkojë në burg”.

Sepse Rama ka luajtur mbi vuajtjet e këtyre fëmijëve, sepse Rama ka luajtur mbi fatkeqësinë tuaj.

Ndaj ne duhet të jemi të gjithë së bashku, për ta larguar dhe për ta çuar në burg. Sepse duhen bërë shembull në këtë vend dhe Edi Rama është shembulli që shqiptarët duhet t’i japin. Duhet të shkojë në burg sepse me një kompani offshore kërkonte të merrte 18 milion euro, t’i çonte në xhepin e tij dhe të tallej me banorët e Unazës së Re.

Ju e mbani mend shumë mirë sesi dilte Edi Rama ditët e para të këtij projekti. Dilte dhe ju thonte: nuk kam para për dëmshpërblimin tuaj, sepse paratë tuaja do i çoj për kopshte, çerdhe. Dhe një pjesë e banorëve këtu, jo ju, por pjesa tjetër që ai mashtroi, thoshin po shumë mirë le të investojë. Por çfarë u vërtetua dy javë më pas? Që Edi Rama ato para nuk i çonte për shërbim publik. Edi Rama ato para i çonte në xhepin e tij, pra merrte 18 milion euro për llogarinë e tij personale dhe do shkatërronte banesën e 1300 familjeve në Unazën e Re.

Pra kjo është shumë e thjeshtë. Si mundet Edi Rama t’i shpëtojë burgut? Si mundet Edi Rama së bashku me Damian Gjiknurin, Afrim Qëndron dhe Erion Veliajn sot të jenë të lirë? Ka një rrugë. Sepse Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Sepse Edi Rama ka zgjedhur një Prokurore që i shërben Edi Ramës.

Ndaj ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Të shembim këtë sistem , i cili nuk është sistemi i drejtësisë, por është sistemi i kapur i Edi Ramës. Dhe të çojmë në burg Edi Ramën dhe të gjithë zagarët e tij, të cilët janë tallur me gjakun e shqiptarëve. Shqiptarët nuk meritojnë këtë arrogancë qeverisjeje. Shqiptarët nuk meritojnë këtë papërgjegjshmëri. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër hajdut. Shqiptarët duhet të kenë një qeveri, e cila i shërben vendit. Nuk ka arsye pse këtu të kishte këtë projekt korruptiv.

 

Ndaj nuk ka më kohë,. Nuk duhet të presim më. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë siç jemi sot këtu në Unazën e Re. Ky mesazh i kësaj proteste të jetë mesazhi anembanë vendit, sepse shqiptarët sot nuk protestojnë  për të hequr një njeri dhe për të vënë një njeri tjetër. Shqiptarët sot protestojnë për vende të reja pune, për varfërinë e lartë që po u merr shpirtin., për të rinjtë dhe të rejat që largohen nga vendi. Ndaj kërkohet një qeveri që hap  vende të reja pune. Ndaj kërkohet një qeveri e cila krijon besimin dhe shpresën këtë vend. Por mbi të gjitha kërkohet dhe një qeveri e cila dialogun me banorët dhe qytetarët e saj.