Ish ambasadori shqiptar në SHBA deklaroi se FBI po heton grupet kriminale të Sinaloas që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, nëse kanë financuar atentatin ndaj Presidentit Trump me paratë e pista të pastruara në vendin tonë. Ndërkohë që dosjet “përvëluese” të McGonigal dhe AKSHI-it janë nën darën e SPAK. Rihapen hetimet për nxjerjen e databazës së pagave nga një i afërm i Frida Krifcës ish-ministre dhe kreu i skandaleve në AZHBR, i cili u pagua nga oligarku rus i skeduar nga SHBA si vegël e Putinit dhe një nga 100 biznesmenët më të pasur të Moskës.
Diplomati Agim Nesho, përmendi edhe projektin “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një nismë të sponsorizuar nga rrjeti i Soros dhe e kundërt me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe perspektivën perëndimore të rajonit.
Sipas Neshos, “Ballkani i Hapur” ka qenë një projekt i dështuar, i refuzuar tashmë edhe nga Brukseli, pasi synonte ta kthente rajonin në një “hub financiar” për interesa të errëta, ku do të përfshiheshin autokraci, oligarkë dhe kapitale nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme. Ai theksoi se përfituesit realë do të ishin kompani të lidhura me Soros, të cilat, sipas tij, do të përfitonin nga një mjegull financiare e pakontrolluar, deri në influencimin e institucioneve kyçe si Banka e Shqipërisë.
Nesho u ndal edhe te rasti McGonigal, duke deklaruar se për herë të parë kryeministri Edi Rama është evidentuar në një zinxhir lidhjesh që përfshijnë segmente të financimit rus dhe interesa oligarkike. Ai përmendi gjithashtu emra si Deripaska, oligark rus i sanksionuar, i cili sipas tij ka kërkuar investime në zona të mbrojtura si Divjaka dhe Karavastaja.
Në vijim, diplomati ngriti shqetësime serioze mbi licencat e kazinove, qarkullimin e parave të krimit dhe dyshimet se këto fonde mund të kenë ndikuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në zhvillime kriminale ndërkombëtare. Sipas tij, ndërgjegjja ndërkombëtare, veçanërisht ajo e SHBA-së, po kupton se pas imazhit politik të kryeministrit shqiptar fshihet një realitet i rrezikshëm për sigurinë dhe demokracinë.
Dhe zoti ne na ka ndihmuar duke huazuar shprehjen e famshme të Ramës që Zoti e shpëtoftë Amerikën nga presidenti Trump, se ai e ka thënë i pari. Ne Zoti na shpëtoi që ky vajti takoi dhe i dha jo një, po dy liçenca kazinoje Sinaloas. Dhe dihet edhe një gjë që nuk është, që një nga pyetjet që FBI ka, që këto pare të krimit, të drogës, të Sinaloas e të krimit, a kanë financuar dhe në goditjen dhe atentatin e Presidentit Trump? Se kështu është bërë qarkullimi. Janë pastruar kudo që janë, janë edhe në Shqipëri.
Janë këto lejet e Ramës e ky qarkullimi i parave që ka, vajtur edhe mund të ketë influencuar edhe në blerjen e në organizimin e krimit të organizuar, vrasjeve, jo vetëm vrasjeve fiktive nga droga. Prandaj në këtë kuptim, ndërgjegja ndërkombëtare, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani ka thënë që ky njeri, ky qenka një përbindësh i shitur si…




















