Emrat/ Primaret e PD, pesë kandidatët për Bashkinë e Tepelenës

116
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike në Tepelenë, Malo Sadikaj ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale pesë kandidaturat në primaret e PD për Bashkinë e Tepelenës.

Kandidatët janë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi. Ata vijnë nga fusha të ndryshme profesionale.

Sadikaj shkruan se opozita e bashkuar dhe qyetarët e ndershëm do të kenë një nga këta intelektualë kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tepelenës.

Deklarata e plotë e Malo Sadikajt

Te dashur qytetare/ē te Tepelenes.

Partia Demokratike,se bashku me opoziten e bashkuar,shoqerine civile,dhe mergimtaret ne diaspore ,pas konsultimeve te shumta do te paraqese ne PRIMARE kantidaturat e meposhtme per kantidat per Bashkine Tepelene.

1-HYSNI KASEMI.Mjek Kirurg Stomatolog.

2-BAFTJAR IMERI, Inxhinier Gjeolog,mergimtar.

3-ARBEN ÇULLI ,Mesues Matematike.

4-ASTRIT ZENELI ,Mjek Hematolog,Spitali Traumes Tirane

5-MEHMET VEIZI ,Inxhiner Ndertimi.

Demokratet,opozita e bashkuar,simpatizantet e saj,mergimtaret ,dhe qytetaret e ndershem do te kene nje nga intelektualet e mesiperm Kryetarin e ardhshem te Bashkise Tepelene.

Kr Partise Demokratike Tepelene