Lefter Maliqi: 10 % e deputetëve të opozitës parlamentare kanë marrë garanci për të qenë vitin tjetër në Kuvend

349
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi tha në intervistë se opozita e bashkuar fiton bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I bindur për humbje të thellë të kreut të Qeverisë, Maliqi thotë se 10 përqind e deputetëve aktualë nga opozita parlamentare, kanë marrë garancinë e Edi Ramës për të qenë deputetë edhe në legjislaturën e ardhshme. Sipas tij, Kryeministri po bën gjithçka që të pengojë koalicionet parazgjedhore, por nuk ka për t’ia arritur dot. I pyetur për Presdientin Meta në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, deputeti Maliqi nënvizon se kreu i shtetit ka krijuar pjekurinë e duhur politike, edhe pse jo pak herë është përballur me thika pas shpine. Bashën si Kryeministër e sheh ndryshe nga Edi Rama, dhe deklaron me bindje se ka ardhur koha që të jetë në këtë post.