Lezhë/ Mbytet një i moshuar

252
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin. Një i moshuar nga Kosova, që kishte ardhur për të kaluar pushimet në bregdetin e Shëngjinit, por që fatkeqësisht sot ka humbur jetën. Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të moshuarit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. I moshuari është viktima e parë në bregdetin e Lezhës.