Partia Demokratike përgatitet për protesta ndërsa punon për primaret/ Sali Berisha: kryeministri ka shkelur vijën e kuqe

130
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës që sipas tij është duke vjedhur dhe mbushur xhepat me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike. Sipas Berishës, vetëm vjedhjet e klientelës socialiste të patronazhistave kanë arritur në 1.1 terravat. Në krye të vjedhjeve është qeveria, e cila i ka 200 milionë euro borxh entit të energjisë. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike kryetari Berisha ka folur për protestat që pritet të organizojë opozita “Ne jemi sot në një situata kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin e primareve por kërkon një  përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizimin e protestave të fuqishme në mbarë vendin. Shohin protestën si nje domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, ndaj një qeverie e cila me aktet dhe veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe defakto shkelmon edhe interesin kombëtar të shqiptarëve”. Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar se regjimi i Edi Ramës do të përballet shumë shpejtë me qytetarët pasi kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe.