Elona Guri: Kjo ditë e Ringjalljes na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me pranverën shqiptare të 25 prillit

188
Sigal

Kryesuesja e listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, teksa uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, shprehet se kjo ditë e Ringjalljes dhe e triumfit na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me pranverën shqiptare të 25 prillit.

Nuk kisha si ta festoja më bukur Pashkën se me familjen e dashur e të mrekullueshme të Avokat Aleksandrit.

Të gjithë në këtë sofër të ngrohtë, plot mirësi e me dashuri i urojmë besimtarëve katolikë, ungjillorë, dhe çdo familje të Durrësit e mbarë Shqipërisë “Gëzuar Pashkën”

Krishti u ringjall.

Kjo ditë e Ringjalljes dhe e triumfit na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me PRANVERËN SHQIPTARE të 25 prillit”, shprehet Elona Guri.