Eduart Halimi: Kutia 195 mln euro e AKSHI-t, një kuti amatore prej letre dhe që mund të thyhet lehtësisht edhe nga një 15 vjeçarë. Pse nuk arrestohen dhe kush i mbron përgjegjësit?!

278
Sigal

 

Skandali nëse janë prekur të dhënat! Kutia 195 mln euro e AKSHIT një kuti amatore prej letre!

Në orët e para të mëngjesit sot, një ekspert i kibernetikës në një vend të BE më dërgoi disa foto dhe video të publikuara nga një faqe, e cila është bllokuar nga AKEP në Shqipëri! Aty tregohen të dhënat e marra nga sistemi dhe një video sesi po fshihen file të Kadastrës, ASHK, (pronat)!

Para se ta publikoja dhe të krijoja ndonjë panik të panevojshëm u këshillova me ekspertët tanë të kibernetikës të cilët ishin skeptikë rreth asaj video, të cilës me gjasa iu referuan dhe autoritetet shqiptare dhe të huaja kur anulluan aktivitetin në Durrës dje! Ekspertët e mi thonë se “Homeland Justice” deri tani s’ka bërë ndonjë “leak” masiv, ato mund të jenë dokumente, që janë skanuar, që mund të jenë marrë më parë, që kriptohen, dhe pastaj fshihen. Por përtej skepticizmit, ama dyshimi ekziston! Dyshimi është aq i bazuar saqë autoritetet anulluan aktivitetin në Durrës, sepse krijohen baza! Se të dhënat po dalin, se shërbimet u bllokuan 5 ditë, dhe trasparenca është zero!

Se nuk pati asnjë manual, asnjë masë operacionale nga asnjë institucion, asnjë udhëzues juridik për përdoruesit dhe intstitucionet mbi pasoja ligjore! (Bazike edhe për operatorët privatë në Shqipëri). E gjithë kjo mungesë trasparence tregon disa konkluzione të thjeshta:

  1. Kemi të ngritur një sistem amator digital për të cilin janë paguar 195 mln euro!
  2. Kemi ngritur një sistem amator mbrojtje të sistemeve saqë edhe një 15 vjeçar mund ta thyejë lehtësisht, t’i marrë të dhënat dhe t’i keqpërdorë apo shesë!
  3. Kemi zero trasparencë, sepse ekspertët e AKSHI, që kanë pranuar produktet ndihen tërësisht të pasigurtë mbi gafat, mbi atë që ka ndodhur e po ndodh!
  4. Kemi zero trasparencë, sepse AKSHI përveç frikës nuk ka as standard, as procedura, as njerëz, as infrastrukturë dhe shpreson të kalojë, harrohet dhe mbulohet!
  5. Në konkluzion ne kemi paguar 195 mln euro për një sistem amator prej letre, që tani kërcënon dhe trondit çdo ditë sigurinë mbi të dhënat personale të çdo qytetari përfshi dhe pronat!

Dhe për këtë përgjegjës gjejmë dhe ka sa të doni!