Armëmbajtja pa leje, Manjani kundër: 15 vjet burg janë shumë

427
Komisioni i Sigurisë është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet në kodin penal. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në seancën dëgjimore në këtë komision u shpreh se sot ka një vakum në kodin penal sa i përket armëmbajtjes pa leje, për të cilën në Shqipëri dënohesh me 15 vjet burg. Manjani ka theksuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të nenit 55, po rishiten dispozitat ligjore lidhur me këtë shkelje. “Ka shtete që tregtojnë armë në dyqan, por unë nuk po kërkoj këtë gjë. Megjithatë, të dënohesh 15 vjet për armëmbajtje pa leje është shumë. Arritëm në absurditet në kod; armëmbajtja pa leje dënohet si terrorizëm. Gjykata Kushtetuese është shprehur për shfuqizim të nenit 55 të kodit penal”, tha Manjani.
Sigal