Edi Rama:RMV duhet të pranoi propozimin e Macron

140
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me propozimin e presidentit francez Emmanul Macron për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar nga veto e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Verit. I ftuar në Kanalin 5 në Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se do ishte një gabim i madh për Shkupin zyrtar nëse ky propozim nuk do të merrej parasysh. Ai shprehu dhe mirënjohje për ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani për të cilin tha se ka bërë një punë të admirueshme në këtë proces. Rama nuk kurseu as ironitë teksa u shpreh se nuk ka hyrë në ‘martesën e konfliktit’ por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Ai e quajti pengmarrje veton e Bullgarisë, por kritikoi dhe BE-në teksa u shpreh se fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. I pyetur në lidhje me faktin se një mos miratim nga ana e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez do e vinte Shqipërinë në vështirësi Rama u shpreh se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t’i kërkojë homologut të tij ta pranojë këtë propozim për hir të Shqipërisë pasi sipas tij vendi ynë e ka kapërcyer pikën ku mund të ecë vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon. Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke bërë thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së