Presidenti Ilir Meta: Nëse do kishim pasur Reformë në Drejtësi, autorët e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës s’do ishin sot kandidatë për deputetë

258
Sigal

Në një intervistë për gazetarin Besnik Sulejmani në TV Apollon, Presidenti Ilir Meta deklaroi se Demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet, përmes kapjes së të gjitha institucioneve.

“Demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet, përmes kapjes së të gjitha institucioneve. Prandaj janë vendimtare zgjedhjet e 25 prillit për një restart të demokracise, te shtetit te se drejtes, te garantimit te te drejtave kushtetuese qe cenohen cdo dite.

Te mos lejojme me qe autoritarizmi te beje nje hap perpara sepse nje popull qe fle ne demokraci, zgjohet ne diktature. Qe te parandalojme nje gje te tille duhet te mbrojme sistemin duke reaguar sa here preket e drejta dhe liria e cdo qytetari.

Kam fituar ne cdo beteje me mazhorancen dhe kete e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.

Nese do kishim patur Reforme dhe jo Ramaforme ne Drejtesi, autoret e dosjeve te Shijakut dhe te Dibres nuk do te ishin sot kandidate per deputete ne Vlore, ne Tirane, ne Durres apo edhe ne Diber.

Nuk pres te kemi zgjedhje te standardeve daneze ne nje vend ku qeveria prish Marreveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetuten me nje Kuvend qe te gjithe shqiptaret e dine se cfare perfaqeson.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës.

Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jete në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.