Kthetra e Beqaj do kontrollojë edhe vetingun

442
Një kompani e akuzuar nga Partia Demokratike në maj të vitit të shkuar për lidhje me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka fituar tenderin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “blerje sistem elektronik votimi” për zbatimin e ligjit të vettingut. Është fjala për kompaninë “Fastech”, e themeluar nga Ilir Beqaj.
Në maj të vitit 2016, PD tha se Intech Plus, duke u fshehur pas kompanisë Fastech, ka marrë 320 milionë lekë nga Ministria e Jashtme. Intech Plus e themeluar nga ministri Ilir Beqaj është akuzuar nga PD se ka marrë mbi 11 miliardë lekë nga afro 30 tendera publikë, pas ardhjes së PS në pushtet. Beqaj ka reguar duke thënë i ka shitur aksionet, por pa komentuar fitimet e saj. PD deklaronte se Intech e Fastech, në fillim të vitit 2016 kanë krijuar një bashkim operatorësh.
“E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, thuhej në deklaratën e PD.
E njëjta kompani e akuzuar për lidhje me Ilir Beqajn do të marrë pjesë tashmë edhe në procesin e vettingut përmes shitjes të Kuvendi i Shqipërisë të “sistemit elektronik të votimit”. Në shkresë nuk jepet vlera e këtij tenderi, ndërsa vetëm gjatë vitit 2014 kjo kompani ka fituar 677 milionë lekë tendera.


Sigal