Sherr për pronat në Belsh, 37-vjeçari qëllon me armë në drejtim të bashkëfshatarit

Policia e Cërrikut është vënë në ndjekje të një 37-vjeçari, pasi pas një konflikti me një tjetër person, ka qëlluar me armë në ajër.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

NOA

“Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit”, njofton policia.