Sigal

Edhe një herë gazetari Flamur Vezaj, ka shkruar lidhur me mënyrën se si po i shpëtojnë vetingut disa gjyqtarë dhe prokurorë, e si disa të tjerë po bien nën kthetrat e tij. Ai me anë të një shënimi në “Facebook”, shkruan për raste kur KPK i ka shqyrtuar me hollësi disa gjyqtarë duke shkuar dhe pyetur edhe të afërmit e fqinjët e disa të tjerët i ka ‘hetuar’ në mënyrë sipërfaqësore.

Reagimi i plotë

Vetingsat me shume standarte! ## Prej kohesh po ndjek “Vetingsat” dhe po cuditem me disa vendime! Kam lexuar e ndjekur thuajse te gjithe keta te “gjykuarit” dhe shkrimet qe jane bere nga koleget ne media ne Shqiperi! #Anetaret e KPK ose “Vetingsat” per disa gjyqtar e prokuror kane hyre duke kontrolluar edhe lagjen e jo vetem te afermit! Per disa te tjere eshte bere vetem nje “hetim” siperfaqesor per te thene qe u kontrolluan! Ndersa per disa, qe fatkeqesisht e kaluan “vetingun” edhe pse u gjeten me mjaft shkelje, nga vet ata dhe te afermit e tyre perseri ia hodhen lumit! E nga krahasimi i te gjithe ketyre dhenave te publikuar apo qendrimet e mbajtur nga “vetingsat” fatkeqesisht me rezulton se nuk po ndjekin nje standart por disa standarte! #Une jo ne nje rast, por ne shume, kam konstatuar se anetaret e “vetingut” nuk po mbajne nje qendrim per raportet e ILDKPKI-se! Diku merret i mireqene (besuar) raporti i ILDKPKI-se, tek ndonje personazh merret pjeserisht i mireqene dhe diku nuk merret fare parasysh! Ne disa vendime KPK edhe pse ka konstatuar shkelje, perseri kane dhene vendim pozitive sidomos per disa personazhe qe njihen nga koleget e mi si persona plasteline, qe kane dhene (marr) vendime absurde (si prokurore e gjyqtare) e perseri jane ne rresht te triumfatoreve! E jane shkarkuar disa qe jetojne ne apartamente parafabrikate e qe ne sistem i njohin te gjithe si korrekt, si rasti prokurores Besa Nikhasani, prokurorit Gent Trenova, gjyqtarit Fatmir Hoxha e prokurorit Dritan Rreshka! Pavaresisht vendimeve per keta peronazh, qe une gezoj respekt edhe pse disa prej tyre nuk i kam takuar kurr, “vetingsat” nuk mund te justifikojne punen e tyre! Shikoni disa nga personazhet qe kaluan “Vetingun”, pa hy per te gjithe po keta te fundit si Xh.Zaganjori, A.Malaj etj, qe edhe pse me probleme ne pasurit e tyre apo te sfermit, perseri emrat e tyre kaluan tek njerezit e ndershem! Kjo nuk eshte e DREJT!!! #E per kete, e shume arsyetime te tjera, mendoj se KPK-ja nuk eshte standartizuar por vepron sipas tekave apo gjykimeve momentale (duke mos hequr dyshimin se vepron edhe mbi baze te porosive politike)! #fundjavetemiremiq#