Edhe kryeministrja serbe kazan. Branbiç: Rama ndryshe flet kokë më kokë, ndryshe në publik

507
Sigal

Kryeministrja Ana Branbiç, pas kthimit nga Berlini, deklaroi për agjensinë serbe të lajmeve „Beta“ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por ai në të vërtetë grumbullon pikë me tema populiste, duke shpjeguar se ai (Kryeministri Rama), ndryshe flet në rastet e takimeve kokë më kokë, ndërsa ndryshe “për publikun e tij“. “Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerzore“ tha Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet“.