Haradinaj rrëfen çfarë i tha ministri i Brendshëm gjerman në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ai e ka bërë deklaratën pas mbledhjes së qeverisë kur ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e plotë të Gjermanisë për këtë çështje, duk cituar atë që i kishte thënë ministri i Brendhëm gjerman, Sehofer.

Sigal

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim. Na ka thënë se Gjermania është plotësisht pro liberlizimi të vizave.” – tha Haradinaj, raporton Lajmi.net.

“Nuk është analizë apo mendim por është qëndrimi i një njeriu në detyrë, është ministër i Brendshëm. Na ka thënë po menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave.” – ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Seehofer ka folur në emër të kancelares Merkel duke shtuar se Gjermania është një nga mbështetëset e forta të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit europian.