‘E pashë të rrëzuar’, Bamir Topi rrëfen prapaskenat: Si e detyruan Ramën të jepte deklarata nëpër emisione

1043
Sigal

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka komentuar situatën politike dhe krizën e thellë që vendi ynë po kalon prej kohësh.

I ftuar në programin “Aktualitet”  Topi u shpreh se nëse Rama dhe Basha do të ulen për të bërë pazare, ky është një lajm i keq.

Ndër të tjera ish-presidenti tha se Rama nuk mund të luftohet me biseda në studio, dhe se ai ka parë një kryeministër të rrëzuar përpara studentëve.

Topi thekson se Rama u detyrua nga studentët të jepte deklarata interesante nëpër emisione dhe ata e mposhtën.

Nëse ulen për pazare, është lajm jashtëzakonisht i keq. Unë e shoh që Rama nuk luftohet me biseda në studio. Kur e kam parë unë Ramën të rrezikuar? E kam parë Ramën si kryeministër të rrëzuar para studentëve. Studentët e detyruan të jepte deklarata interesante nëpër emisione dhe e mposhtën”, deklaroi në studio Bamir Topi.