Dy ministrat dhe dy pronarët që duhen arrestuar për 2100 ton mbetje të “Kurum”

103
Sigal

Prej 4 ditësh, Drejtoria e Portit Detar të Durrësit dhe Policia Kufitare, nuk po lejojnë ankorimin dhe shkarkimin e anijes që ka rikthyer 2100 ton mbetje toksike të “Kurum”. Këto mbetje u trafikuan drejt Tajlandës, nëpërmjet kompanisë metalurgjike dhe asaj të transportit “Sokolaj Sh.p.k”. Si u pajisën me leje mjedisore nga ministrja e Mjedisit, Kumbaro dhe si u lejuan të dalin nga porti prej ish-Drejtorit të Portit Durrës, Pirro Vengu. Ja si ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe drejtori i kabinetit të tij Aleks Marku, janë drejtues bordi te kompania e kullave “Alabbar” në Durrës, e cila ka marrë falas, 820 mijë m2 truall shteti, buzë detit.

Sipas Kodit Penal: 2 ministrat e 2 pronarët që duhen arrestuar për 2100 ton mbetje të “Kurum”

Prej 3 ditësh, Drejtoria e Portit Detar të Durrësit dhe Policia Kufitare, që janë në vartësi direkte të kryeministrit Edi Rama e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, nuk po lejojnë ankorimin dhe shkarkimin e anijes që ka rikthyer 2100 ton mbetje toksike të kompanisë mafioze “Kurum”.Këto mbetje u trafikuan fshehurazi drejt Tajlandës, nëpërmjet kompanisë metalurgjike “Kurum” e kompanisë së transportit “Sokolaj Sh.p.k”, në bashkëpunim me Ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro që i pajisi me leje mjedisore dhe ish-Drejtorin e Portit Detar Durrës, Pirro Vengu që i lejoi të dalin nga porti.Thuhet, se Prokuroria e Durrësit ka filluar një hetim për trafikimin e mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”, por nuk ka bërë publike asnjë procedim penal për çështjen dhe autorët e këtij trafiku mbetjesh, të cilat Tajlanda i riktheu në Shqipëri.Sipas Kodit të Procedurës Penale, çështja e trafikut të mbetjeve toksike, duhet të hetohet nga Struktura e Posaçme e Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar- SPAK, sepse ky krim ka brenda dy elementët e veprava penale që hetohen vetëm nga SPAK:

  1. Trafikimi i mbetjeve toksike të “Kurum”, është krim i organizuar dhe i kryer nga më tepër se 3 persona, të lidhur ne interesa përfitimi prej këtij krimi.
  2. Në krimin e organizuar të trafikut të mbetjeve të “Kurum”, janë përshirë 2 zyrtarë të lartë të shtetit, konkretisht Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ish-Drejtori i Portit Detar-Durrës, Pirro Vengu, emëruar Ministër i Mbrojtjes, 3 ditë pasi u kapën mbetjet toksike në Tajlandë.

Sipas Kodit Penal, këta dy ministra duhen proceduar, arrestuar e ndëshkuar, parashikuar nga Neni 201/b, me objekt “Transportimi i mbetjeve që hyjnë, dalin apo tranzitohen nga territori i Shqipërisë në sasi të mëdha, në shkelje të kërkesave të ligjit, dënohet me gjobë ose 5 vjet burg.

Tashmë është vërtetuar, që mbetjet toksike të kompanisë “Kurum” janë trafikuar me skemë të organizuar drejt Tajlandës nga Porti i Durrësit; me leje zyrtare të ministres Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Portit Detar-Durrës, Pirro Vengu, aktulaisht ministër i Mbrojtjes.

Në Ligjin Nr. 9130, datë 8 shtator 2003 për mbetjet, përcaktohet, se lejet për import-eksportin e tyre i miraton vetëm ministri i Mjedisit, ndërsa leja për futjen e mbetjeve, ngarkimin dhe daljen nga territori i Shqipërisë nëpërmjet Portit Detar-Durrës, miratohet vetëm nga drejtori i portit.

SPAK duhet të arrestojë dhe Hatixhe Kurumin, pronare e kompanisë turke “Kurum” e cila është me shtetësi shqiptare; por dhe Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë “Sokolaj Sh.p.k”, të cilët kanë bashkëpunuar me dy qeveritarët Mirela Kumbaro e Pirro Vengu.

Përfshirjen e dy ministrave Kumbaro e Vengu, e vërteton dhe ky fakt: Kupola mafoze e qeverisë, që lejoji trafikimin e mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum” drejt Tajlandës, nuk po lejon ankorimin në Portin e Durrësit, të anijes që ka rikthyer konteinerët me 2100 ton mbetje, madje nuk po lejojnë drejtuesit e BAZEL dhe hetuesit e OLAF, të bëjnë ekspertimin e tyre.Pamfleti

 

01

Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë ruajtjen e mbetjeve toksike, s’kemi hapësirë të përshtatshme

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit. Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, Autoriteti Portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria. Anija Moliva me 102 kontejnerë brenda së cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Radë, 1.5 milje nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës. Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontejnerëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave.Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.