Fejton/ Thoma Goga: “Asht’ rrit energjia…!” – Buka u rrit një herë, sepse “Asht’ rrit energjia…”

Dy skica satirike:

– Do rritet përsëri buka, sepse do rritet energjia.
– Ku është shteti që ka gjithë ato “policira”?
– Asht’ rrit energjia…”! Po ky “virus” preku gjithë asortimentet e ushqimeve, gjithë
jetën dhe shoqërinë, që s’kanë asnjë lidhje me “Asht’ rrit nafta…”!

Sigal

Rroftë sebepi dhe për gjithçka themi: “Asht’ rrit energjia…”! – Buka u rrit një herë, sepse “Asht’ rrit energjia…”! Do rritet përsëri, sepse do rritet energjia. Ku është shteti që ka gjithë ato “policira”? Me krizën ekonomike që krijuan luftrat, “lulëzuan” abuzimet me çmimet. U rrit çmimi i bukës se “Asht’ rrit energjia…”! Në fakt ajo piqet me furra elektrike. Tani që furrave do u rritet çmimi i energjisë, domosdo do rritet përsëri buka. U shpall se 1 nëntori është caktuar si fillimi i një rritjeje. Ca furra, duke përfituar nga “mjegulla”, po e rrisin që tani pa ardhur afati. Kështu mbi kurriz të popullit do rëndojnë tri herë rritje. Edhe uji po koston më shumë, sepse “Asht’ rrit nafta…”! Edhe pulat filluan të “shisnin pordhë”. E rritën çmimin e vezës dyfish, sepse “Asht’ rrit nafta…” U rrit vlera e biletave të udhëtimit interurban, sepse “Asht’ rrit nafta…”! Këtu s’kemi ç’të themi, se na e zënë gojën me “Asht’ rrit nafta…”! Po ky “virus” preku gjithë asortimentet e ushqimeve, gjithë jetën dhe shoqërinë, që s’kanë asnjë lidhje me “Asht’ rrit nafta…”! Meseleja që do rrëfejë më poshtë nuk është aspak trillim, apo fantazi. Është realitet. Një qytetar andej nga pazari i madh, kur nuk e mbante dot urinimin, shkonte tek një banjo e vjetër publike, tashmë të privatizuar. Mbaronte punë dhe paguante shërbimin tek “administratori”. Po këto ditë i ndodhi një e papritur e pakëndshme. Qytetar hallexhiu, pasi pagoi, u ndal nga “administrator” halexhiu.
– Duhet të paguani edhe 20 lekë më shumë.
– Pse?- kundërshtoi hallexhiu. -Aty s’ka as sapun, as letër higjenike…
– Asht’ rrit nafta…
– Nuk punojnë me naftë “pompat” e shurrës,- ja ktheu hallexhiu.
– Shurrosja nuk futet në “shport”, a m’kupton?- ulëriu halexhiu dhe vazhdonte të piqte misra në një zgarë të nxirë. Dialogu i dytë është dhe më qesharakë. Qytetari e pyet halexhiun se sa koston një misër.
– 150 lekë.
– Shumë,- tha qytetari.
– “Asht’ rrit nafta…!”
– Ato nuk piqen me naftë. Po ti me këto duar gjithë qymyr pastron edhe halenë, pjek edhe misra?! Pse nuk i lan, të paktën?
– S’ka sapun. “Asht’ rrit nafta…”!
– Po “punëso” dikë tjetër në hale…
– S’na del hesapi. “Asht’ rrit nafta…”! Dhe unë po e mbyll këtu shkrimin, që të mos e harxhoj kot kalemin, se… “Asht’ rrit nafta…”!