Ish-ministrja po hetohet për mashtrime me fondet e BE-së të cilën e ka paditur vetë OLAF, por ende mbetet enigmë se kush e bllokon arrestimin e saj?! Abuzimime me fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, kap shumë prej 330 milionë eurosh. Në progres-raportin e publikuar të bie në sy fakti se BE ndalet te IPARD dhe fondet që jep, duke i kërkuar llogari qeverisë për më shumë kontroll në mënyrë që fondet të shkojnë në destinacion dhe jo në xhepat e zyrtarëve.
Info
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri, përbëjnë një shumë prej 33 milionë eurosh
Mbrojtja e interesave financiare duket se është “Thembra e Akilit” për Bashkimin Europian. BE jep shumë fonde dhe pas skandaleve që kanë ndodhur në vendin tonë, ka shtuar kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë që të kujdeset që fondet të shkojnë në destinacion dhe jo në xhepat e zyrtarëve.
Teksa u publikua progres-raporti dhe bie në sy fakti se BE ndalet te IPARD dhe fondet që jep. Ajo kërkon nga qeveria më shumë kontroll.
“Shqipëria të forcojë kontrollet dhe të konsolidojë kapacitetet për të mbrojtur interesat financiare të BE-së, të përfundojë strategjinë e vonuar kundër mashtrimit dhe të sigurojë zbatimin e duhur të raportimit të parregullsive”, thuhet në draft.Por duket se aty përmendet dhe rasti i Ilir Beqajt, ndonëse pa emër. Sipas BE, SPAK është organi që deri më tani po ruan interesat e saj financiare. Beqaj u arrestua pikërisht për abuzime me fondet e BE.
Mbrojtja e interesave financiare duket se është “Thembra e Akilit” për Bashkimin Europian. BE jep shumë fonde dhe pas skandaleve që kanë ndodhur në vendin tonë, ka shtuar kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë që të kujdeset që fondet të shkojnë në destinacion dhe jo në xhepat e zyrtarëve.Teksa u publikua progres-raporti dhe bie në sy fakti se BE ndalet te IPARD dhe fondet që jep. Ajo kërkon nga qeveria më shumë kontroll.
“SPAK, i përbërë nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (gjykatat e SPAK si të Shkallës së Parë dhe të Apelit), ka vazhduar të japë rezultate të mira në hetimet dhe dënimet në rastet e korrupsionit, duke përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe rastet që përfshijnë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së”, thekson raporti.
Më pas BE ndalet te fondet IPARD, të cilat në fakt janë vjedhur kur në krye të AZHBR ishte Frida Krifca: “Nevojitet ngritja e kapaciteteve dhe mbikëqyrja për të siguruar përfundimin e programit IPARD II dhe për të filluar zbatimin efikas të IPARD III në përputhje të plotë me parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar. Megjithëse bashkëpunimi me Komisionin Evropian për hetimet është përmirësuar disi, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të zhvilluar një histori solide në bashkëpunimin në hetime dhe në raportimin e parregullsive, duke ofruar, ndër të tjera, ndihmë efektive operacionale për hetuesit nga Zyra Kundër Mashtrimit (OLAF)”.
Ngrihet pyetja: A po kërkon BE “kokën” e Frida Krifcës? Ish-ministrja po hetohet për mashtrime me fondet e BE dhe e ka paditur vetë OLAF. Mos vallë po afron dhe arrestimi i saj?